Sezoni turistik po afron, por ja
gjendja në plazhin e Velipojës
Bregdeti i Velipojës vetëm pak kohë përpara nisjes së sezonit turistik ndodhet në shumë pjesë të tij i ndotur. Jo vetëm gjatë dimrit por edhe në sezonin e verës çështja e mbeturinave në plazhin e Velipojës është shtruar shpesh here.
Bregdeti i Velipojës vetëm pak kohë përpara nisjes së sezonit turistik ndodhet në shumë pjesë të tij i ndotur. Jo vetëm gjatë dimrit por edhe në sezonin e verës çështja e mbeturinave në plazhin e Velipojës është shtruar shpesh here.
Në fakt kanë qenë vetë qytetarët ata të cilët të shqetësuar për situatën dhe ndotjen e bregdetit të Velipojës kanë dërguar dy fotografi që janë bërë atje dhe ku tregohet qartazi hedhja pa kriter e mbeturinave.
Kjo ka ndodhur vetëm pak metra larg bregut në Velipojë teksa një sasi mbeturinash janë hedhur nga persona të papërgjegjshëm.
Çështja e mbeturinave jo vetëm në Velipojë por në shumë prej njësive administrative që i janë bashkuar bashkisë Shkodër po kthehet në një problem serioz dhe vështirë të menaxhueshëm.
Velipoja ka një vijë bregdetare të gjatë e po ashtu edhe zona e plazhit është e hapur duke kërkuar një monitorim të gjerë por edhe një numër të konsiderueshëm personash për ta pastruar.
Nga ana tjetër një mungesë e qartë vjen nga institucionet që e kanë për detyrë që jo vetëm të mos lejojnë që të hidhen mbeturinat në këtë mënyrë por edhe të ndëshkojnë ato persona apo subjekte që ndotin bregdetin pa u shqetësuar. Hedhja e mbeturinave ende pa nisur mirë sezoni turistik tregon qartë se bashkia Shkodër do të ketë një punë intensive me pjesën e plazhit për menaxhimin total ku një pjesë të rëndësishme e zë edhe çështja e mbeturinave.
Përgjatë gjithë Velipojës edhe sasia koshave të mbeturinave nuk është e mjaftueshme dhe patjetër që ka ndikimin e vet edhe pse hedhja në këtë lloj mënyrë është e pajustifikueshme.
Nga ana tjetër duke qenë se jemi ende në kohë duhen marrë masat përkatëse sepse sezoni po troket dhe këto pamje që raportohen nga vetë qytetarët mund të ndikojnë tek turistët e huaj por edhe pushuesit vendas që numri i tyre të mos jetë shumë i madh duke parë edhe konkurencën e egër me plazhet e rajonit dhe kushtet që ata ofrojnë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.4%
-
Jo
42.6%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 13855
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë
3 Tetor, 22:56
-
Spahiu: Denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese
3 Tetor, 22:39
-
Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit! Mediat: Netanyahu po përgatit përgjigjen e ashpër ndaj Iranit, do zbatohet brenda pak ditësh
3 Tetor, 22:37
-
Kaosi dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, Baçi në ‘Frontline’: Do bëjmë edhe më keq! Dënimi i Salianjit vendim politik
3 Tetor, 22:32
-
'Nuk dua luftë', presidenti Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë
3 Tetor, 22:20
-
Raporti i SELDI-t: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor
3 Tetor, 22:05
-
Spahiu: Protestat radikale e forcojnë PD brenda llojit, por e largojnë nga votat qytetare
3 Tetor, 21:52
-
Spahiu: As Pjetër Arbnori që vuajti 30 vjet në burgje, nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991
3 Tetor, 21:48
-
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet për sot lundrimi i trageteve Durrës-Bari, rinis ditën e nesërme!
3 Tetor, 21:46
-
SHBA-ja parandalon aktivitetet e një grupi rus hakerash
3 Tetor, 21:45
-
Aktori Robert Ndrenika bëhet stërgjysh, ndan foton e ëmbël me vajzën e sapolindur
3 Tetor, 21:30
-
Spahiu: Amnistia për Salianjin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’
3 Tetor, 21:13