Sezoni turistik, policia merr masa, bllokohen 16 motorë uji dhe një gomone/VIDEO

Në kuadër të rritjes së masave për sezonin turistik veror, Policia Kufitare ka bllokuar dhe ndëshkuar me gjoba pronarët e 17 mjeteve lundruese, 16 motorë uji dhe një gomone për mungesë dokumentacioni.

Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik Veror 2018, gjatë muajit Qershor janë bllokuar dhe ndëshkuar me masa administrative nga Policia Kufitare nga Shëngjini deri në Sarandë 17 mjete lundruese, nga të cilat, 1 gomone dhe 16 motorë uji, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion përkatës. 

Motorët e ujit kanë qenë shkaktarë të disa prej incidenteve me pasoja fatale për jetën e turistëve në det sezonin e kaluar turistik.    

Gjatë fundjavës zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj ka inspektuar gjithë vijën bregdetare për të parë nga afër zbatimin e masave për krijimin e zonave të sigurta, ku pushuesit të kryejnë plazhin me qëllim mosfutjen brenda perimetrit të lejuar të motorëve të ujit, pajisjen e motorëve të ujit me certifikata, ngritjen e kullave të vëzhgimit, flamujve apo tabelave orientuese, bova dhe tapa për të bërë të dukshëm kufirin që ndan zonën e notimit të plazhistëve nga ajo e lundrimit të mjeteve lundruese, si dhe për të njoftuar pushuesit për zonën ku notohet pa rrezik.


Disa prej mjeteve të bllokuara

Në patrullim përgjatë bregdetit FNSH, Shqiponjat e Delta Forcë
Shërbimet e Policisë Kufitare, të Delta Forcë, FNSH, të Policisë Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme kanë nisur shërbimin në të gjithë vijën bregdetare për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për t'ju ardhur në ndihmë pushuesve në rast nevoje.

Shërbimet e Policisë janë të alternuara nga toka dhe nga deti, ku mjetet lundruese të Delta Force dhe Policisë Kufitare kontrollojnë mjetet lundruese si dhe motorët e ujit për dokumentacionin përkatës që duhet të kenë për të dalë në det.

Ndërkohë përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin.

Policia Rrugore e mbështetur nga Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, por edhe nga FNSH apo Delta Force, janë të shtrira në të gjitha akset në shërbim të pandërprerë me qëllim krijimin e lehtësive në qarkullimin e mjeteve. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë