Një tjetër shifër rekord e lëvizjeve gjatë sezonit turistik veror është regjistruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në fundjavën e parë të muajit gusht, periudhë që pritet të shënojë numrin më të lartë të pushuesve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar.
Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Emigracionin, gjatë datave 1-2 gusht 2026, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 18.329 automjete dhe 50.463 shtetas të Kosovës.
Ndërkohë, fluks i lartë është regjistruar edhe në dalje nga Shqipëria drejt Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.
Dy autostradat që lidhin Shqipërinë me Kosovën kanë qenë të ngarkuara nga qarkullimi i automjeteve, por edhe nga ‘karvanët’ e dasmave, me mjete të zbukuruara me flamurin kuqezi dhe elementë të tjerë dekorativë, të cilat udhëtojnë për të marrë nuse si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
Megjithëse qarkullimi mbetet i lartë, fluksi po përballohet pa krijuar pritje të gjata në kufi, falë marrëveshjes për kalimin pa kontrolle mes dy vendeve, e cila do të mbetet në fuqi deri në fund të muajit shtator.
Komente











ERDHEN PLEHRAT E BOTES...KETA JANE CIFUTET E EUROPES....
Përgjigju