Sfida e Pompeut, të drejtat e njeriut duhet të rishikohen. Komision Ad Hoc këshillimor për ndryshimet

Sfida e Pompeut, të drejtat e njeriut duhet të rishikohen. Komision Ad Hoc këshillimor për ndryshimet

Administrata Trump ka “zbuluar” rëndësinë e të drejtave të njeriut, për të adresuar politikën e saj ose për ta kthyer kohën pas dhe për t'i kufizuar ato.

Janë këto dy pikëpamje, qartasi të kundërta, me të cilat u mor sot Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo lidhur me krijimin e një "Komisioni për të Drejtat e njëriut".

Kreu i diplomacisë amerikane shpjegoi se komision ad hoc që do të ngrihet, do të ketë një rol këshillues, pra nuk do të përcaktojë linjat politike, por "do të sigurojë përmes “forcës intelektuale”,  mundësinë e rishikimeve  të thella të të drejtave të patjetërsueshme në botë nga Deklarata Universale e vitit 1948".

Komisioni do të udhëhiqet nga Mary Ann Glendon, një jurist i Harvardit i cili ka punuar si ambasador në Vatikan, gjatë administratës së Bushit.

Duke njoftuar iniciativën në Departamentin e Shtetit, Pompeo tha se objektivi i parë do të jetë të qartësojë se cilat janë të drejtat e patjetërsueshme të njeriut. "Jo gjithçka që është e mirë, ose e garantuar nga shteti, mund të jetë një e drejtë universale"- tha Pompeo.

Sekretari më pas shtoi, "Sot kemi humbur fokusin. Pretendimet e të drejtave të njëriut shpesh kanë për qëllim të kënaqin grupet e interesit dhe të ndajnë njerëzimin. Regjimet shtypëse si Irani dhe Kuba kanë përfituar nga kjo kakofoni të drejtash, duke pretenduar se janë mbrojtës të lirisë ".

Kundërshtarët e administratës Trump kanë denoncuar projektin për rishikimin e të drejtave të njëriut. Për ta, nëse administrata është vërtetë e gatshme për të riparë të drejtat e njëriut, ajo duhet të fillojë me dënimin e aleatëve që i shkelin ato, si Arabia Saudite apo Egjipti, dhe t'i ngrejë ato si problem me bashkëbiseduesit si Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë