Letra e senatorit të studentëve të vitit të 6 të Fakulteti të Mjekësisë, Jonel Ngjelina
Tiranë më 22.11.2013
Sfida ekzistencialiste e UMT
Drejtuar: Rektores së Universitetit Mjekësor të Tiranës Zj. Jera Kruja,
Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë Z. Bajram Hysa ,
Të gjithë pedagogëve të Universitetit Mjekësor të Tiranës ,
E nderuar Rektore,
I nderuar Dekan,
Të nderuar pedagogë të Universitetit Mjekësor të Tiranës ,
si senatori më me shumë vite dhe i zgjedhur nga zgjedhjet (me votë të lirë) për Këshillat Studentor të 29.04.2010, marr pikërisht sot inisiativën t'iu shkruaj këtë letër të hapur gati 1 vit pas themelimit të Universitetit Mjekësor të Tiranës.
Gjatë këtyre viteve fatmirësisht apo fatkeqësisht kam qenë dëshmitar por edhe pjesë e ndryshimeve të vazhdueshme dhe ngjarjeve që kanë ndodh në këtë fakultet sot universitet, madje gjithmonë aktiv për të konstatuar, denoncuar dhe kontribuar në përmirësimin e këtij institucioni sepse në fund të fundit ai na përket të gjithëve. Pikërisht për këtë arsye, para se të ishte vonë mendova edhe njëherë t'iu bëj publike ju dhe studentëve çfarë shkon apo nuk shkon në këtë situatën e sotme.
Po e filloj nga studentët
Sot më shumë se kurrë më tremb heshtja e studentëve duke u nisur nga tradita e një fakulteti që ziente nga protestat ku studentët nuk ishin asnjëherë të kënaqur ndonjëherë me ose pa të drejtë. Përse vallë? Përse kjo heshtje? Sepse ju të nderuar i keni bërë të heshtur me apo pa dashje këtë se di, duke njohur këshilla studentorësh apo më saktë keni përdorur epitetin “emërim” si dukuri themelore e demagogjisë, në kundërshtim të plotë më Ligjin për Arsimin e Lartë nr 9741 datë 21.05.2007 I ndryshuar Neni 23 dhe 55 ku theksohet se këshillat studentore zgjidhen vetëm dhe vetëm nga vota e lirë e studentëve.
Ju lutem se kam një pyetje që më mundon shumë, senatorët që zgjidhni ju përfaqësojnë juve apo studentët??? Kam përshtypjen se më shumë se i vlerësoni thjesht po abuzoni. (pa patur asgjë me studentët e zgjedhur se nuk i njoh fare madje i përgëzoj që aktivizohen, problemi qëndron të procesi se si). Gjithsesi edhe vetë kam heshtur më parë sepse kam menduar që një institucion i sapo formuar do kohën e vet, mirëpo kjo kohë kaloi tashmë, ku po shkohet me këtë cekuilibër? Ju lutem një sugjerim: lërini studentët të japin kontributin e tyre, lërini të zgjedhin dhe të zgjidhen!
Vazhdoj me pedagogjinë dhe infrastrukturën studimore.
Megjithëse u bë 1 vit nga themelimi personalisht por jo vetëm, shoh se në procesin e mësimdhënies nuk ka ndryshuar asgjë perj gjëje, madje janë mbartur po ato probleme të mëparshme ku tashmë po ju shtohen edhe disa të reja në lidhje me infrastrukturën. Dua të evidentoj se problemi me të vërtetë qendron te sistemi , po ju lutem çfarë keni bërë a do bëni për ta ndryshuar, kur shikon se mësimi vazhdon sërish të bëhet si një ritregim i shkollës fillore ku ndonjëherë nga gabimet normale të studentëve kthehet edhe në qesharak. Kjo nuk ndodh rëndom në 3 vitet e para të lëndëve paraklinike por zakonisht edhe në ato klinike. (shënim:Mjekësia e Përgjithshme).
Infrastruktura po limitohet sepse tashmë me institucionin e ri dhe autonominë e fakulteteve secili ka pjesën e vet ku nuk mund të hyj kush tjetër për të zhvilluar mësimin dhe ky është një problem i brendshëm që mendoj se duhet rishikuar.
Nderkohe që për të gjithë pedagogët sot kam një thirrje që më ka munduar për vite të tëra : Stop! Stop fyerjes kolektive në mes të ditës, në sy të të gjithëve në procesin më të rëndësishëm për një student: vlerësimin. U bë kohë që me vlerësimin subjektiv ju (nuk dua as të përgjithësoj as të specifikoj sepse është më tepër fenomen) po abuzoni në kurriz të studentëve të ndershëm ku më duket se po harroni që nuk po vlerësoni prindërit , miqtë apo të njohurit por studentet tuaj! Megjithatë faji nuk është vetëm i juaji kur mendojmë që ne si studentë të sotëm justifikojmë vetveten, edhe pse dëshmimtarë të një padrejtësie të tillë, se “ata” kishin miq në vend që ti “shkulim” pak veshin atij të nderuari/nderuare profesor apo të bëjmë ankesa pafund në instancat përkatëse. Ju lutem mos nëpërkëmbni dinjitenin e studentëve, respektoni veten.
UMT çfare është sot? Çfare “është” nesër?
Si sot e kujtoj ditën kur me pompozitetin më të madh në ceremoninë e 60-vjetorit të Fakultetit të Mjekësisë, ish-kryeministri shpalli shndërrimin e Fakultetit në Universitet ?! Të gjithë po bërtisnin e duartrokisnin të ekzaltuar, por nuk e di nëse e dinin se çfarë po ndodhte në të vërtetë apo ishte thjesht reagim turme, por me shumë gjasa, kam kuptuar, që arsyeja ishte mungesa totale e informacionit për atë që kishtë ndodhur.
Nuk e di nëse gëzuam që u krijua një instucion i ri arsimor që me statusin që ka se njeh askush? Apo që jemi të 37000 në botë si institucion arsimor? Apo që hymë në një Universitet tjetër dhe tani do dalim me letrën e një Universiteti tjetër? Ndoshta gëzuam që rritem artifcialisht numrin e nëpunësve dhe shefave (kënaqem ego) ? Brohoritëm sepse dolëm nga gjiri i institucionit akademik më të mire në Shqipëri dhe të njohur ndërkombetarisht, Universitetit të Tiranës dhe krijuam një të panjohur? Problemi nuk ishtë vetëm politika, por edhe ju të nderuar profesor, sepse u nxituat që secili të ndante pjesën e vet brenda Universitetit pa patur asnjë ditë, madje orë, debat publik, pa menduar më parë për ata pa të cilët ju nuk do ta bënit punët tuaj, studentët që do të diplomoheshin! Situata sot është me të vërtetë per të ardhur keq…
Sot diplomat tona në Universitet prestigjoze nuk njihen, shkelet hapur ligji ku studentët e farmacisë po bëjnë mësim në një Universitet tjetër siçëeshtë UT ,FShN, transferimeve nga Universitetet privatë s'po u thuhet "jo", askush nuk po ngel, keshilli i profesorëve po bën debate politike?! Për shkak të një konflikti të vazhdueshëm dekanat- rektorat paguajmë taksën e shkollës 2 herë brenda 1 viti kalendarik, specializantët s'po marrin pagesat që ju takojnë, specializimet ka 3 vjet që s'bëhen, madje siç po shkon gjendja do bëhemi 4 breza për ato pak vende kur të gjithë ministrat e shëndetësisë që kanë kaluar pa përjashtim kanë theksuar mungesën e specialistëve nëpër rrethe dhe plot probleme të tjera.
A nuk duket sikur me këtë “Universitet” më shumë i kemi shtuar problemet sesa i kemi reduktuar? A nuk jemi në të kushtëzuar si nga ana ekonomike dhe ajo e burimeve njerëzore për të ndjekur shembuj dhe jo krijimin e tyre? Sot bota perëndimore të cilën pretendojmë se kemi shembull, ka fakultete mjekësie dhe jo universitete pa projekte dhe pa ide konkrete se çfarë do i ofronin më mirë shoqerisë në të ardhmen?
Sot nëpërmjet kësaj letre dua ti bëj një thirrje të gjithë studentëve, mjekëve, pedagogëve, të gjithë drejtuesve të institucioneve arsimore-shëndetësore të hapin një debat nëse ky institucion duhet të vazhdojë të ekzistojë apo ndoshta duhet të bëjmë një hap prapa në kohë, por përpara në arsim dhe shëndetësi dhe të korrigjojmë gabimin e bërë?
E shkruaj këtë letër absolutisht pa më të voglën tendencë por si detyrim moral ndaj studentëve që më kanë zgjedhur, kolegëve të ardhshëm, miqve dhe shokëve në formë respekti për debatet e shumta të përditshmërisë tonë.
Lutem të më mirëkuptoni,
Sinqerisht,
Jonel Ngjelina
(Senator viti I 6-të)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com