Sfidat e Nations League, kapiteni Hysaj: Duam 6 pikë ndaj Islandës dhe Izraelit

Sfidat e Nations League, kapiteni Hysaj: Duam 6 pikë ndaj Islandës dhe Izraelit

Elseid Hysaj

Shqipëria kërkon 6 pikë në 2 sfidat e radhës mes Islandës dhe Izraelit. Objektivin e ka përsëritur edhe një herë sot kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj

“Të gjithë ndihemi mirë, kemi pasur 2-3 ditë pushim të gjithë lojtarët, se jemi në fund të kampionateve, të gjithë çunat i pashë mirë, besoj që jemi gati.Me të vërtet janë ndeshje të rëndësishme, duhet të jemi të përqendruar, të vazhdojmë punën që lamë me Gjeorgjinë dhe Spanjën, të vazhdojmë kështu, sepse me të vërtetë jemi rritur shumë kemi besim në veten tonë, që mund të bëjmë mirë në të dyja ndeshjet.

Islanda është një skuadër shumë agresive që vrapon shumë, gjithashtu Izraeli është një skuadër mjaft e mirë nga ana taktike. Besoj se ata do na kenë frikë neve, sepse jemi një skuadër që kemi bërë një grup të mirë dhe po luajmë mirë futboll.6 pikë do të ishin gjëra më e mirë në 2 ndeshjet e ardhshme. Të gjithë çunat e dinë këtë gjë dhe më të vërtet i shikoj të përqendruar për të dhënë maksimumin. Nëpërmjet Ligës së Kombeve, mund të shkojmë në grupet e Europianit, siç bëri Maqedonia e Veriut” – ka thënë ai për Klan.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën