'S’frenoj askënd, të garojë për kreun e grupit', Bardhi për deklaratën e Berishës: Nuk është ky problemi që kemi për të diskutuar

 

Duke lënë pas “luftën” dy vjeçare, tashmë që janë ulur në një tryezë, Sali Berisha tha se është i gatshëm ta njohë Gazment Bardhin edhe si kryetar të grupit të Rithemelimit. Në emisionin “Pa Prorokoll” në Report Tv, Bardhi i pyetur për këtë deklaratë të Berishës tha se problemi që kanë aktualisht për të diskutuar nuk ka të bëjë me drejtimin e grupit.

“Problemi që kemi ne për të diskutuar nuk ka të bëjë me drejtim e grupit të PD. Unë jam drejtues i grupit parlamentar të PD. Në CV-në time jam shkarkuar nja 20 herë, unë po këtu jam. Asnjë vendimarrje jashtë institucionit të Kuvendit nuk ka efekt për Kuvendin. Asnjë përjashtim nga Kuvendi i Shqipërisë nuk është pranuar me letra partie”, tha Bardhi

 


Lajmi kryesor:

Bardhi në ‘Pa Protokoll’: S’e njohim Kuvendin Kombëtar të Bashës, pjesa dërrmuese nuk ishin delegatë! S'mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si Putin i Vogël në parti


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë