Më 9 shtator Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën do të mbledhë Këshillin Kombëtar ku pritet që të shkarkohet Gazment Bardhi si Sekretar i Përgjegjshëm i PD-së. I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Bardhi tha se nuk e njeh Kuvendin e 2 shtatorit dhe as mbledhjen Këshillit Kombëtar që pritet të mbahet nesër.
Bardhi tha se procesi është ilegjitim, ndërsa shtoi se pjesa dërrmuese e delegatëve që ishin prezent nuk ishin anëtarë të Këshillit Kombëtar.
‘Së pari ne jemi grupi parlamentar i PD-së. Në atë tryezë unë kam ftuar edhe kolegë që formalisht janë regjistruar edhe në grupe të tjera opozitare. Jemi takuar dhe kemi diskutuar formësimin e një axhende të përbashkët opozitare në parlament. Në tryezë janë ftuar 59 deputetët e opozitës. Ka qenë i ftuar edhe Basha dhe kolegë të tjerë. Mbledhja e Këshillit Kombëtar nesër është një proces jolegjitim po ashtu edhe Kuvendi i 2 shtatorit. Basha nuk ka as firmën as vulën. PD institucionin e vet më të lartë ka Këshillin Kombëtare dhe kam marrë një vendim që të ndërpresim atë proces që kishte nisur nga një pjesë për zgjedhjen e kryetarit. Sot ka dalë një deklaratë e degës së PD-së kur thotë ne po ngremë struktura. Si mund të ketë pasur Kuvend Kombëtar kur nuk ka pasur. Kam identifikuar demokratë në atë takim. Kam identifikuar demokratë në atë sallë. Një pjesë kishin shkuar edhe me familjarët. Por pjesa dërrmuese nuk janë anëtarë të Kuvendit të PD-së. S’ka asnjë lidhje me institucionet e partisë.’- tha Bardhi.
Nga ana tjetër Gazment Bardhi duket se ka ende shpresë që vendimi i Kuvendit Kombëtar të PD-së për t’i hequr kompetencat e kreut të grupit parlamentar të mos zbatohet. Referuar deklaratës së kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla e cila pasi lexoi njoftimin e PD-së se kryetar grupi do të jetë Lulzim Basha, tha se për këtë situatë do të japin një vendim shërbimet juridike të Kuvendit.
Bardhi ka ironizoi edhe qëndrimet e Lulzim Bashës brenda PD-së. Sipas Bardhit, nuk mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si një Putin i Vogël në parti.
Gazment Bardhi u shkarkua më 2 shtator nga Lulzim Basha si kryetar i grupit parlamentar, ndërsa me gjasë kreu i PD do t’i heqë të shtunën, kur edhe mbedh Këshillin Kombëtar, të vetmin post që Bardhit i ka mbetur në PD, atë të Sekretarit të Përgjithshëm.
Gazment Bardhi duket se ka ende shpresë që vendimi i Kuvendit Kombëtar të PD-së për t’i hequr kompetencat e kreut të grupit parlamentar të mos zbatohet. Referuar deklaratës së kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla e cila pasi lexoi njoftimin e PD-së se kryetar grupi do të jetë Lulzim Basha, tha se për këtë situatë do të japin një vendim shërbimet juridike të Kuvendit.
“Kryetarja e Kuvendit në fund të seancës u shpreh se do t'i kerkoje mendimin administrates se kuvendit. Drejtoria juridike e ka dhënë mendimin. Çdo vendimarrje e kundërt me atë që ka dhënë drejtoria juridike është vendim politik. Nëse zbatohet një rregull tjetër është vullnet i Ramës”, tha Bardhi.
Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Pa Protokoll në Report Tv ka ironizuar qëndrimet e Lulzim Bashës brenda PD-së. Sipas Bardhit, nuk mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si një Putin i Vogël në parti.
‘Secili prej partnerëve tanë ka partneritet me Shqipërinë. Cilido që duke mbajtur ndezur konfliktin në PD ka ngritur një kurth nda opozitës. Ata partnerë te Kuvendi i Bashës. Nuk kanë asnjë partneritet me asnjë individ kanë partneritet me Shqipërinë. Partnerët ndërkombëtar nëse kanë një qëndrim publik i bëjnë publike qëndrimet e tyre dhe nuk ndërhyjnë në konfliktet e brendshme të partive politike. Pro-perëndimor më bëjnë qëndrimet e mia. Nuk mund të bëjë pro amerikan kur sillem si Putin i vogël në Partinë time. Të gjithë ne tjerët jemi mbyllur në një bunker dhe ka dalë Basha mbi bunker duke valëvitur flamurin amerikan.’- tha Bardhi.
Duke lënë pas “luftën” dy vjeçare, tashmë që janë ulur në një tryezë, Sali Berisha tha se është i gatshëm ta njohë Gazment Bardhin edhe si kryetar të grupit të Rithemelimit. Në emisionin “Pa Prorokoll” në Report Tv, Bardhi i pyetur për këtë deklaratë të Berishës tha se problemi që kanë aktualisht për të diskutuar nuk ka të bëjë me drejtimin e grupit.
“Problemi që kemi ne për të diskutuar nuk ka të bëjë me drejtim e grupit të PD. Unë jam drejtues i grupit parlamentar të PD. Në CV-në time jam shkarkuar nja 20 herë, unë po këtu jam. Asnjë vendimarrje jashtë institucionit të Kuvendit nuk ka efekt për Kuvendin. Asnjë përjashtim nga Kuvendi i Shqipërisë nuk është pranuar me letra partie”, tha Bardhi
E gjithe politika shqiptare ne keto 111 vjet shtet eshte e mbushur me /Putinka/ e /putanka/,nuk po thua ndonje gje te re.
PërgjigjuLul Basha i rradhës.. Ashtu si kukulla Lul tani Saliu vendos në krye të Foltores maskotën Gazment për të mashtruar demokratët dhe ndërkombëtarët. Makiazh që do zbehet shpejt. Populli shqiptar i ka larë duart me Sali Berishën dhe çdo gjë që vjen prej tij ."Ç' lind nga macja gjuan për minj "thotë një fjalë e urtë. Bardhi mendon se i ka të sigurta votat e demokratëve meqë tani e mbështet Berisha.I mjeri për mendtë e kokës. Bythëqirë më budalla nuk do ketë. Të lusë Zotin që të mos përfundojë si Azemi apo Sokoli!
PërgjigjuE more z.Bardhi,ti je nje koqe magjari.Po tall bythen Berisha me ty duke te afrue poste ne te ardhmen,por karin do te te japi.Berisha eshte mjeshter i pabesise.Edhe ti e Basha nxenesit e tij jeni.Ikni ore nga skena politike se e qelbet Partine Demokratike.
PërgjigjuAman mor burrat e dheut se na nxorët zorrët e barkut kur merrni dhe e vendosni në epiqëndrën e politikës këtë gaz pordhën , nuk e shikoni çfarë kodosh fytyre ka , si ato cironkat e ngordhura.
Përgjigju