Sgarbi: Rama na duhej kryeministër në Itali, shpresoj që Shqipëria të na pushtojë!

Sgarbi: Rama na duhej kryeministër në Itali, shpresoj që Shqipëria të na pushtojë!

Vittorio Sgarbi dhe Edi Rama gjate prezantimit te librit "Kurban" në Torino

Kritiku i artit dhe politikani i njohur italian Vittorio Sgarbi, i famshëm gjithashtu si një polemist televiziv ka promovuar në sallonin ndërkombëtar të Librit në Torino, “Kurbanin” e Edi Ramës të përkthyer në italisht.

Duke prekur edhe problemet politike në Itali dhe duke vlerësuar atë që ka bërë Edi Rama për Shqipërinë dhe Tiranën, Sgarbi u shpreh se do të donte që Rama të ishte kryeministri i Italisë dhe uroi gjithashtu që Shqipëria ta pushtojë vendin e tij dhe Italia të bëhet koloni e saj.

Një revolucion i vërtetë, i bazuar jo vetëm te vlerat, për daljen nga një periudhë post-komuniste, kur komunizmi, kujtesa e tij ishte ende në mentalitetin e Sali Berishës dhe Fatos Nanos, që erdhën më pas. E dyta më moderne, dhe e para më antike dhe e lidhura me ritet e traditës komuniste. Papritmas revolucioni nuk bazohet te kushtetuta e re anti-komuniste, por tek arti.

Dhe është befasuese që sinjalet e para të Tiranës moderne u shfaqën 15 vjet më parë, kur papritmas udhëtarët flasin për një qytet të rinovuar për ngjyrat, për ndërtesat që u rifreskuan dhe u vunë në kushte për t’i dhënë dekor qytetit dhe kryebashkiaku është një i ri i lindur më 1964, që është Edi Rama, i cili bëri 3 mandate. Ka një qeverisje të gjatë, më parë të kryeqytetit dhe më pas si kryeministër. Në sjelljen e tij, asgjë nuk është ngushtuar nga roli institucional.

Në konfliktin mes jetës dhe formës, secili nga ne është në dilemë. Mund të jesh artist jashtë dhe larg gjithçkaje, jashtë rregullave të shoqërisë, ose mund të bëhesh profesor, rektor, president i ndonjë institucioni, ose bën një karrierë institucionale.

Vittorio Sgarbi për Edi Ramën

Në rastin e Edi Ramës, artisti ecën përpara në dimensionin e tij, kandidon, fiton zgjedhje, por tek ai jeta është më e fortë se forma. Edi Rama reziston në identitetin e tij edhe përtej mandatit të tij. Nuk ka një formë që e ka zbutur, ka mbetur i egër, një i egër në sjelljen më logjike, në krijimtarinë, në instiktin e tij. Veprat e tij janë të strukturuara me një dhunë që i bën të duken si natyrë. Arti dhe natyra janë në të njëjtën marrëdhënie mes jetës dhe formës. Forma që ai i jep veprave të tij të artit duket si një natyrë fertile dhe që përsërit forma tipike të morfologjisë së florës. Janë lule mishtorë, sensuale.

Dhe kur e sheh në funksionin e tij, e kupton se në mendjen e tij, ka diçka që shkon përtej domosdoshmërisë për të zgjidhur dobinë ku orientohet politika për qytetarët. Të bëjë diçka që ka të bëjë me lumturinë e tyre, lumturinë për të jetuar. Të transformojë të padobishmen në të dobishme, të dëmshmen në të dobishme dhe të dobishmen në lumturi. Nëse kjo është një anomali absolute, sa që unë vetë kam një përvojë të fundit, kur shkova ta takoj në Tiranë, kur pashë studion dhe zyrën, studio e artistit përkon me zyrën e kryeministrit. Atje ai pikturon. Ka një prapadhomë ku pikturon, dhe përgatit objektet, pikturat që mund të varen në mure, ose afresket. Në gjithë këtë, ai vazhdon një erozion vullkanik krijimtarie. Qeveris dhe krijon. Nëse kjo habit, kush po i flet e kupton se për atë nuk mund të ketë një qeveri të mirë që nuk lidhet me bukurinë. Është një bukuri që duhet patjetër mbrojtur, në qytete që kanë mijëra probleme zhvillimi të pas Luftës, që ka qenë shpesh një zhvillim ivcerbër dhe destruktiv.Pra mbron Shqipërinë e tij të vogël, dhe sheh Italinë siç u përpoq ministri që u largua, që bashkë me mua u përpoq të mbronte La Spezian nga një kryebashkiak vandal që shkatërroi një shesh, për të bërë një lagje me parqe lojërash idiote, një mendje idiote, që dëshmon se Italia mund të jetë e plagosur, ose është ende në Liguria, për mungesën e zgjuarsisë të atyre që e qeverisin. Kështu që do të ishte diçka e shkëlqyer sikur Edi Rama të ishte kryeministri i Italisë.

Në këtë pikë më vjen keq që nuk jam shqiptar, e shoh Shqipërinë me zili dhe mund t’iu garantoj, jam i vetmi i mbijetuar nga ata të Republikës së Vjetër, kam një vajzë shqiptare, e cila është një e re tepër e zonja, studion në Itali në Bocconi. Ky është një fakt që më bën një të afërm të Edi Ramës, që është i kënaqur që është miku im, sepse i pëlqen Sgarbi pavarësisht këtij kaos ku është Italia sot.

Sgarbi: Rama kryeministër i Italisë

 

Libri ka një energji aq goditëse dhe dramatike, që kupton se është një shkrimtar i vërtetë, as politikan dhe as artist. Ai ka inatin e atij që duhet të rebelohet ndaj një politike.

Faqet e Edi Ramës për babain, janë fjalë dashurie dhe respekti, por me një vlerësim për të dhënat substanciale të artit, që janë madje prekës, pavarësisht se babai i tij ishte komunist.

Nuk mund të ketë një njeri të madh pa një baba dhe pa një mama të madhe.

Ai nxjerr në pah përplasjet ideologjike me babain.  Energjia e tij shkarkohet edhe te pjesa politike.

Ai është ndryshe edhe nga ata që besojnë se janë ndryshe, por që janë njësoj. Ndryshimi i tij janë te krenaria e tij, te babai i tij, te rrënjët e tij, jo për të patur përfitime.

Ka mllefin i dikujt që edhe pse është në pushtet, duket sikur është në opozitë, ai rebelohet edhe ndaj vetes.

Për Librin Kurban

Në fushatën e parë që bëra për Tiranën s’mund të harroj dy ulërima. Njëra ishte e Sali Berishës. E ndjeva fitoren para se të vinte at ditë por më dukej një fitore e hidhur. Sali Berisha ulërinte si një ujk i egërsuar, me sy të skuqur dhe të çakërryer ndaj hënës, me një mllef të brendshëm të tejzgjatur, deri sa në fund të fjalive gryka i trashej dhe më pas zëri i kthehej nga një turmë e ndezur, që ndoshta nuk e kuptonte, por që nuhaste dëshpërimin e kopesë së tij për humbjen e parashikuar.

Fragment nga Kurbani, ku Rama flet për Sali Berishën

Zemërgjerë edhe me armikun, e jashtëzakonshme. Pra një njeri forca dhe energjia e të cilit shkarkohen në faqe, që sjell dhe momente komike. Kur e sheh, thua kryeministri shqiptar që mund të bëjë ç’të dojë, që ka zbukuruar Tiranën, që ka përmirësuar vendin e tij, e sheh ende të inatosur, thua shyqyr. Do të thotë që nuk do të ndalet, do të ecë përpara, do të bëjë një revolucion shqiptar, dhe shpresoj që një ditë të p[shtojë edhe Italinë. Do të doja që ne italianët të ishim koloni e Shqipërisë.

Zgarbi për "pushtimin" e Italisë nga Shqipëria

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pervutshmi: 14/05/2018 01:31

    Sa para do ta ket paguar shoku yne Edi per te thene keshtu.

    Përgjigju
    • Eri: 14/05/2018 07:29

      1 milion, aq sa pagoi Luli nepermjet ruseve per 1 foto me Trumpin. Doni a s'doni i mban ne ajer te gjithe klasen politike ne vend dhe jo vetem per kulture, vizion, bagazh njohurish, oratori, publicistike.

  • Boomerangu: 13/05/2018 22:56

    ..Grade Vittrio! ..antikonformist i pandreqshem...

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 13/05/2018 22:50

    A ku na qelluan komshinjt me vlerat me te krimbura njerezore... ne nje kah grekoqylagjinjte ne tjetrin breshkacosanostragjinjte...normal qe u krimbem dhe ne...shkuam si majmune dhe imituam cdo sjellje te tyre... sa gjynah qe skemi gjermanodisiplinagjinjte afer...

    Përgjigju
  • S S IT: 13/05/2018 22:21

    Hahaaha,Gallat alla Sgarbi; mos u tall prap Vitorio se bagetit e AlbaColumbiStanit e besojne me te vertet .....

    Përgjigju
  • Anton: 13/05/2018 21:08

    Nuk ka nevoje me e pushtu shqiperia italiane, po e pushtojne arabet cdo dite e me shume

    Përgjigju
  • bledi: 13/05/2018 21:00

    aman mos fol kshu se PD LSI vdes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë