Endri Shabani nga nisma "Thurje" në një lidhje me skype në emisionin "Repolitix" në Reëport Tv mbrëmjen e sotme, Kushtetutën e krahasoi me një bunker të izoluar, por me votën pro të 106 deputetëve parlament për ta ndryshuar, u hap.
"Çdo parti të detyrohet të garojë me lista ta hapura. Që të bëhet me referendum jam i sigurt se nuk vjen nga mungesa e informacionit. Vetë kushtetuta ka krijuar një bllokim me ndryshimin me referendum dhe i jep mundësi për ta ndryshuar vetëm parlamentit. Ka qenë e pamundur të ndryshohet sistemi zgjedhor me referendum. Thirrja për ta ndryshuar me referendum po bëhet nga padituria ose dinakëria. Fatkeqësisht nuk bëhet. Kjo është një çështje që duhej bërë me referendum por nuk bëhet dot. Kushtetuta ka qenë një bunker që pushtetarët kishin fshehur sistemin, tashmë e kanë hequr. Fakti që opozita nuk e mbështeti i dha rrugë Ramës që të fusë kë të dojë. Tani jemi në një situatë që e gjithë do të bëhet përmes kodit zgjedhor", tha Shabani.
Shabani gjithashtu dha mendimin se Shqipëria duhet të ndahet në 2 rajone për zgjedhje, pasi rajonet e vogla i hapin rrugë grupeve kriminale dhe duke bërë një territor zgjedhor më të madh grupet i lëmë jashtë nga parlamenti. Sipas tij, Shqipëria duhet të ndahet në dy rajone në lindje dhe perëndim.
"Rajonet e vogla i hapin rrugë grupeve kriminale, duke bërë një territor zgjedhor më të madh grupet i lëmë jashtë nga parlamenti. Të mos vazhdojmë me këtë rregullin që ndan veriun me jugun. Se prindi i Kukësit ka të njëjtat halle me atë të Gjirokastrës. Shqipëria të ndahet në dy rajone lindja, perëndimi. Nuk besoj se PS do të ketë interes që të ulë numrin e rajoneve sepse ndarja nëpër rajone i ka dhënë përparësi prej 7 deputetësh sepse vota copëtohet e ndahet në mandate. Besoj që opozita mund të ketë një shqetësim real ose gabim taktik që t'i mbushë mendjen votuesit që po hoqi koalicionet të dalë parti e parë. Sa herë që faktori ndërkombëtar ata bëhen sovranë, sa herë mbështeten ngrenë flamurin", tha ai.