Shahini pret studentët fitues të olimpiadës ' Rroke Shkencën': Këtë iniciativë do ta vëmë në zbatim në të gjithë vendin

Shahini pret studentët fitues të olimpiadës ' Rroke Shkencën': Këtë iniciativë do ta vëmë në zbatim në të gjithë vendin

TIRANË- Ministrja e Arsimit Besa Shahini priti sot në një takim pranë ambienteve të Ministrisë së Arsimit nxënësit olimpiadistë dhe mësuesit e gjimnazit “Muharrem Çollaku” Pogradec, fituese e Olimpiadës “Rroke Shkencën”.

Të pranishëm ishin gjithashtu Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, Deputeti i Qarkut Korçë Ilirjan Pendavinji, Përgjegjësi i Departamentit të Matematikës dhe Fizikës në Universitetin “Fan Noli” Korçë, Artur Adili (nën cilësinë e organizatorit të kësaj olimpiade), si dhe mësues e drejtues të gjimnazit “Muharrem Çollaku” Pogradec.

Duke vlerësuar këtë iniciativë të ndërmarrë dhe duke uruar nxënësit fitues, Ministrja Shahini e shprehu si shumë të nevojshëm takimin me nxënësit fitues:

“Kemi nevojë të dëgjojmë nga ju se si keni arritur të dilni kaq mirë dhe si ta zgjerojmë mënyrën tuaj të studimit në mënyrë që edhe nxënësit e tjerë të kenë sukses në shkenca, matematikë, fizikë, bio-kimi dhe informatikë”, u shpreh ajo ndërsa u nënvizoi gjithashtu se “kjo arritje është jashtëzakonisht mirë për sistemin arsimor, pasi ne mësojmë nga kjo që të shohim pak se si po ecin edhe politikat tona arsimore. Garantoj gatishmërinë e MASR dhe zyrave arsimore vendore pranë çdo bashkie, në mënyrë që kjo iniciativë dhe kjo metodë e re gare në grup e zhvilluar për rajonin e Korçës të replikohet së shpejti në të gjitha qarqet e vendit", tha Sahini.

Kjo olimpiadë është organizuar në Qarkun e Korçës mes datave 2-6 Dhjetor, 2019 dhe ndahej në pesë fazat (nën-olimpiadat) si vijon: a) Olimpiada e Shkencave Sociale “Dora D’Istria”; b) Olimpiada e Biologjisë dhe Kimisë “Alkimisti”; c) Olimpiada e Fizikës “Niko Thomo”; d) Olimpiada e Informatikës “Alan Turing”; si dhe e) Olimpiada e Matematikës “Petraq Pilika”.

E veçanta e këtij organizimi është se Olimpiada “Rroke Shkencën” nuk ka qenë individuale, por në grup, dhe çdo shkollë është përfaqësuar nga 5 nxënësit më të mirë të saj.

Në Olimpiadën “Rroke Shkëncën” u përfshinë të gjitha 24 shkollat e mesme të Qarkut të Korçës. Çdo nën-olimpiadë është zhvilluar në një ditë të caktuar, ku janë shpallur edhe fituesit e saj. Në fund, janë mbledhur pikët për secilën olimpiadë dhe rezultatet e kësaj shume kanë shpallur fitues gjimnazin “Muharrem Çollaku” Pogradec.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor