Shahini uron nisjen e vitit të ri shkollor: Nëse mbyllet ndonjë klasë apo shkollë për shkak të COVID-19 vihet në zbatim plani B, dhënia e leksioneve në televizion

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi ka përcjellë urimin e saj për vitin e ri shkollor 2020-2021, ndërsa nënvizon edhe masat e ndërmarra për të siguruar një fillim sa më të mbarë të tij. Në rast se duhet të mbyllim ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të infektimeve, Ministrja Shahini cilëson se "do të mbështetemi tek plani B, që është kanali "RTSH Shkollë", ku i kemi të xhiruara të gjitha leksionet që do t'i zhvilloni edhe në shkollë me mësuesit tuaj, dhe kemi edhe platformën online që do të shërbejë për mësim në kushte shtëpie".

Ministrja apelon për respektimin e protokolleve në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë

"Nxënës të dashur! Nesër do të uleni në bankat e shkollës përsëri për të filluar vitin e ri shkollor 2020-2021. Kjo është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për ju, ndaj jemi përkujdesur me stafet e shkollave, mësuesit tuaj, drejtorët e shkollave, si dhe të gjithë institucionet përgjegjëse për të siguruar një fillim sa më të mbarë për vitin e ri shkollor. E di që do e keni shumë të vështirë të ndiqni protokollet e sigurisë së shëndetit që kemi vendosur në shkollat tuaja, por kjo është e domosdoshme në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë".

Në fund, duke sjellë në vëmendje se në ambientet e brendshme të shkollës janë të afishuara edhe rregullat për t'u ndjekur gjatë mësimit e qëndrimit në shkollë, Ministrja Shahini uron shumë suksese e mbarësi në vitin e ri shkollor 2020-2021.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi