Shakaja për profesorin e
quajtur "Shakaja e 1 prillit"

Australi - Disa studentë të Aquinas College në Australi i kanë bërë një shaka profesorit të tyre për 1 prillin. Një nga rregullat e profesorit të tyre është se nëse dikujt i bie celulari në orën e mësimit, atëhere nxënësi duhet të përgjigjet dhe t’a vejë në autoparlant në mënyrë që të gjithë të dëgjojnë.

Nisur nga ky fakt, nxënësit i rranë qëllimisht celularit të shoqes së tyre të klasës duke e njoftuar se rezultatet e testit të shtatzanisë së saj kishin dalë pozitive. Profesori duket disi në siklet dhe i kërkon vazjës që t’a heqë nga autoparlanti celularin dhe të vazhdojë jashtë bisedën private. Por vajza vazhdon të bisedojë me shokët e saj, të cilët i thonë se meqë ishte ndarë nga babai i fëmijës, mund të paraqitej për ndihmë dhe këshillime në klinikën e tyre.

Pasi mbyll telefonatën, profesori i gjendur nën siklet i kërkon falje pasi e detyroi që të gjithë të dëgjonin bisedën e saj. Por vazja përgjigjet nuk kishte problem pasi tashmë kishte vendosur edhe për emrin e fëmijës, i cili dotë quhej “Shakaja e 1 prillit”. Në këtë moment, e gjithë klasa së bashku me profesorin shpërthen në të qeshura. Në video mund të shihet profesori i cili mbulon fytyrën me letrat e mësimit. Më pas ai pranoi se kjo ishte shakaja më e bukur që i kishin bërë ndonjëherë.

Video e hedhur në Youtube ka marrë më shumë se 3 milionë klikime në vetëm 2 ditë.


Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën