Shakira jep një lajm të keq për
fansat:Makthi im vazhdon ...!

Shakira jep një lajm të keq për<br />fansat:Makthi im vazhdon ...!<br>
Këngëtarja me famë botërore, Shakira, ka dhënë një lajm jo të mirë për të gjithë miqtë dhe fansat e saj. këngëtarja ka shtyrë datat e turit të saj “El Dorado World Tour” për në vitin 2018, për shkak të një hemorragjie në kordat zanore.

Parmes një mesazhi në rrjetet sociale, Shakira falënderon fansat dhe iu kërkon ndjesë për mungesën e saj në skenë. Ajo duhej të performonte më 3 dhjetor në Milano, por mjekët i kanë këshilluar të pushojë, për të shmangur probleme më serioze me zërin e saj.

“Ndjeva një zhurmë të çuditshme që pengonte këngën time, pas ekzaminimit mjekët zbuluan se vuaja nga një hemorragji në kordat zanore. Ata më rekomanduan të pushoja. Për fat të keq, makthi im vazhdon, e gjej veten në një betejë të vështirë, teksa po përpiqem të shërohem plotësisht. Më vjen keq që nuk mund të këndoj këtë muaj, pasi mjekët nuk më kanë dhënë mundësinë as për të marrë bileta për të udhëtuar në vendet e Evropës”, shkruan këngëtarja.

Më tej, ajo sqaron se është e detyruar të marrë këtë vendim, ndonëse me zemër të thyer, teksa falënderon miqtë, fansat dhe fëmijët e saj.

“Për miqtë, fansat dhe fëmijët e mi, që ishin të ngazëllyer të shikonin nënën e tyre në koncert, me zemër të thyer më duhet të shtyj turneun evropian për në vitin 2018. Shpresoj ta kapërcej këtë periudhë të vështirë dhe të kthehem në skenë sa më shpejt të jetë e mundur, që të dëgjoj sërish zërat tuaj duke kënduar së bashku me mua. Ju duam shumë dhe do i kujtoj gjithmonë të gjithë ata që kanë qenë pranë meje”, përfundon Shakira mesazhin e saj. 

shakira sms
(Mesazhi i Shakirës)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga tensioni i lartë i gjakut, këto ushqime ju ndihmojnë në uljen e tij

Vuani nga tensioni i lartë i gjakut, këto ushqime ju ndihmojnë në uljen e tij