TIRANË- Mazhoranca është e unifikuar në qëndrimin e saj sa i përket tubimit të presidentit Ilir Meta që zhvilloi pasditen e sotme në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ata shprehen se nuk e kanë parë për shkak se kanë qenë në mbledhje, por me ato që kanë lexuar në lajme, për ta Meta ka marrë drejtimin e opozitës, duke "hequr dorë" nga posti i presidentit.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ministri i sipërmarrjes, Eduart Shalsi në studion e Report Tv, në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo. Ai tha se do të ishte më e ndershme që Meta të linte postin si drejtues i shtetit, të merrte drejtimin e partisë që ka krijuar vetë, LSI-në dhe të "luftonte" për postin e kryeopozitarit. Për Shalsin, nuk u pa asgjë e re në atë tubim që zgjati prej 2 orësh.
"U mësuam, një vit protesta, protesta, pa bazë dhe nuk është se mëson ndonjë gjë të re. Të gjithë ato lëvizje që medemek sipas tyre kishin popullin që i ndiqte dështuan me turp. Se nuk ishin shqetësime reale të popullit, nuk i përfaqëson, flasin në emër të tij, por presidentit e ka zgjedhur kjo mazhorancë. Meta është një politikan me përvojë, edhe pse përvoja dhe jetëgjatësia në politik është e kundërta e asaj që duhet të konsiderohet si ekperiencë, nuk e mendonim që do shndërrohej në një figurë që nuk përfaqëson popullin. Është protagonist i opozitës, duket se ka një garë kush do marrë flamurin e opozitarizmit. Do ishte normale të linte postin e presidentit dhe të merrte drejtimin e e partisë që ka pasur. Nga lajmet mësova disa shprehje se cfarë ka ndodhur në tubim, asgjë e paditur. Është në rrugën e tij projektuar një vit më parë me një strategji të re", tha Shalsi në Report Tv.
Të njëjtën gjë tha më herët edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh aspak i surpriza nga ajo se çfarë ndodhi sot në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", por theksoi se Meta nuk ka asnjë shans të shpërndajë parlamentin.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 675
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
Po' ti je ligen i lepirs i vjeter i Rames, si ti ke thene se PD nuk di te vjedhi, ne te PS do vjedhi me mire, po' ikni e mbyllni ato letrat qe keni vjedhur ju ligenat.
PërgjigjuO konjak metilik kam një pytje për ty ilir meta a është hajdut ? ? ? Apo dhe ti ske sy ti shofësh se s'të intereson o konjak metilik nëqoftëse e kupton çdo të thot metilik nëqoftëse ke shkoll. Pra ilir meta është hajdut ktë e ka par i gjith populli Shqiptar vetëm ti se ke par o konjak metilik i gjithi hipolit.
PërgjigjuAs gje s'paskan pare keta zoterinj ! sigurisht kur nuk u intereson ,nuk shohin .Po , ata shohin ,po c'far te shohin ? paaftesine e qeverisies se tyre .Gjith te rinjt iken ,nga mungesa e vendeve te punes ,nga varferia ekstreme ,nga sjellie me qeverisien ,sikur te ishte prona e tyre ,nga sjellia barbare dhe poshteruese me popullin ,apo nga pensionet dhe rrogat qesharake , ndaj popullit ,i cili i ngriti ne maje te shkalles , pa asnje merite .E perse te degjojne e te flasin ,kur askush nuk i respekton ,--vec perkrahesve te tyre sahanlepires .Zoti i meshirofte ,nese mundet .Faleminderit .
Përgjigjuo Shals shpetove mire pa bo burg me skandalin e PLEHRAVE kjo duhet te jete e rendesishme per ty
PërgjigjuAsgje e re flori te perdorur .... dhe Monik te drobitir
Përgjigju