SHBA- Një vajzë 12 vjeçare në Denver të SHBA-së ka përfunduar në burg pasi ka tentuar dy herë të vrasë nënën e saj për shkak se ia kishte marrë Iphon-in.
 
Vajza i kishte hedhur helm në pije nënës së saj ka bërë me dije policia amerikane.
 
Herën e parë ajo ishte helmuar më 2 mars ku gruaja kishte dyshuar se vajza nuk e kishte larë mirë gotën, por pas disa ditësh asaj i kishte ndodhur e njëjta gjë, ku kishte kërkuar sqarime nga vajza e saj.
 
E bija i kishte thënë së ëmës se ka dashur ta vrasë pasi që ia kishte marrë Iphon-in, transmeton American Broadcasting Company News.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)