/ATSH-AFP/ - Rreth 170 persona u arrestuan në Uako, në Teksas, theksoi sot policia e këtij qyteti ku nëntë anëtarë të një bande motoçiklistësh u vranë dje, pas një hapje zjarri mes bandave rivale.
Në restorantin "Twin Peaks" gjendeshin dhjetëra motoçiklistë, një takim si shumë të tjerë të zakonshëm në Amerikë. Por, ndoshta një fjalë e tepërt provokoi zënkën në ambientet e brendshme të lokalit. Dhe më pas, në Central Texas Commercial Center, një nga supermarketet më të mëdhenj të zonës filloi hapja e zjarrit, pas sherreve me thika, zinxhirë dhe trup me trup duke shkaktuar nëntë të vdekur dhe 18 të plagosur.
"170 personat e arrestuar janë mbyllur në burgun McLellan", theksoi sergjenti, Patrick Swanton i policisë së Uakos në një konferencë shtypi.
Policia kishte njoftuar më herët për 192 të arrestuar.

LAJMET MË TË VLERËSUARA