SHBA-të kanë akuzuar 5 anëtarë të ushtrisë kineze se janë futur në website-t e kompanive private.
 
Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder ka dhënë detaje të akuzave ndaj hakerave kinezë. Dy vendet kanë debatuar ashpër mbi sulmet në internet, SHBA ka akuzuar shpesh Kinën për sulme ndaj kompanive amerikane, ndërsa edhe Kina ka bërë të njëjtën akuzë ndaj amerikanëve.
 
SHBA-ja pretendon se janë sulmuar ‘Steel Corporation’, ‘Alcoa Inc’, ‘ALLEGHENY Technologies’, raporton ‘Reuters’.
 
Një vit më parë, autoritetet amerikane publikuan një raport, sipas të cilit prapa sulmeve ndaj agjencisë federale amerikane dhe disa kompanive, qëndronte një njësi ushtarake kineze. 

Gjatë muajit Mars, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel deklaroi se Pentagoni ka planifikuar të trefishojë shpenzimet vitin e ardhshëm për cyber-sigurinë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)