UASHINGTON - Ambasadori i Vatikanit në Kombet e Bashkuara, Silvano Tomasi shprehu sot mbështetjen e pazakontë për përdorimin e forcës në Irak dhe në Siri kundër krimeve të kryera nga organizata e Shtetit Islamik, të cilën ai e akuzoi për gjenocid.
Në një intervistë në qendrën katolike amerikane "Crux" kryepeshkopi, Silvano Tomasi akuzoi Shtetin Islamik për kryerjen e krimeve të rënda që kërkojnë një ndërhyrje ndërkombëtare.
"Ne duhet të ndalojmë këtë lloj gjenocidi", deklaroi kryepeshkopi. "Ndryshe do të do të qahemi në të ardhmen përse nuk bëmë asgjë, pse lejuam që një tragjedi kaq e tmerrshme të ndodhte", theksoi ai.
Kryepeshkopi Tomasi shtoi se është e nevojshme që një koalicioni i koordinuar dhe i mirëmenduar të bëjë gjithçka të mundshme për të arritur një zgjidhje politike pa nevojën e dhunës.
"Por, nëse kjo gjë nuk është e mundur, atëherë përdorimi i forcës do të ishte i nevojshëm", shtoi ai.
Papa Françesku kritikoi ashpër brutalitetin e patolerueshëm të përdorur nga grupi islamik ekstremist kundër të krisherëve të Lindjes dhe minoriteteve të tjera në Irak dhe në Siri. /ATSH/