NJU JORK, 11 shtator /ATSH-AFP/ - SHBA-ja përkujtoi sot sulmet e 11 shtatorit 2001 ku vdiqën rreth 3 000 persona, me ceremoni përkujtimore në Nju Jork, në Pensilvani dhe në Uashington, ku Barack Obama dhe Michelle Obama mbajtën një minutë heshtje.
Këto përkujtime zhvillohen një ditë pas shpalljes nga presidenti amerikan se ishte gati për urdhërimin e sulmeve ajrore në Siri, sikurse po ndodh që nga data 8 gusht në Irak, për të eleminuar islamikët ultraradikalë të Shtetit Islamik.
Në Uashington çifti Obama dhe zëvendëspresidenti Joe Biden mbajtën një minutë heshtje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, të rrethuar nga rreth 300 të ftuar, në orën 8:46 me orën lokale (12:46 GMT), ora në të cilën avioni i parë i rëmbyer u përplas me njërën prej dy kullave të "World Trade Center", në jug të Manhatanit në vitin 2001. Flamujt ishin të gjithë në gjysmë shtizë.
Presidenti amerikan më pas vajti në Pentagon, ku u perplas njëri prej katër avionëve të rrëmbyer nga terroristët në mëngjesin e 11 shtatorit 2001, për zhvillimin e një ceremonie të re homazhesh./
/G.S/ a.jor.