SHBA - Një ari i zi është filmuar nga një kamera ndërsa po shijonte një pushim në plazhin e Daytona, në Florida. Mesa shikohet dhe në video ariu është relaksuar në një shtrat të varur për rreth 15-20 minuta deri komshijntë kanë ndezur dritat e oborrit dhe kjo e ka zbuluar atë. Pronari i shtëpisë, Vincent James tregon se ariu po pushonte dhe po relaksohej sikur të ishte me pushime. 

“Ariu hipi në krevatin e varur dhe u shtri sikur të ishte një pushues. Pastaj diçka i tërhoqi vëmendjen dhe u largua, por u kthye sërisht pas gjysëm ore dhe u shtri në vendin e tij sikur kjo të ishte gjëja më normale.” 

Ariu ishte parë që një javë më parë nga komshinjtë përreth ndërsa ngacmonte kazanët e plehrave për të gjetur ushqim. 

Banorët kanë levizur nga vendi kazanët e plerave ashtu siç dhe James ka hequr shtratin e varur nga kopshti i tij, duke shpresuar se ariu nuk do të ndihet më i mirëpritur. 

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)