Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit në SHBA.
Sipas mediave të huaja, një avion mallrash i Amazon ka dalë nga pista pas uljes në aeroport, duke u përplasur me automjete që qëndronin aty pranë.
Avioni iu përfshi nga flakët, ndërkohë që ngjarja shkaktoi kaos. Nga pamjet e siguruara vihet re se zona është e mbuluar nga tymi dhe zjarrfikësit që punojnë për shuarjen e flakëve.
Për shkak të incidentit, mediat amerikan raportuan edhe për persona të plagosur, por ende nuk ka një numër specifik të tyre.
“Njësitë mbërritën dhe gjetën një aeroplan në flakë si pasojë e përplasjes”, deklaroi Departamenti i Zjarrfikësve të zonës.
Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA), avioni “doli nga pista pasi u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit rreth orës 14:00 sipas orës lokale”.
Avioni tip Boeing 767-300 Cargo, ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Luis Muñoz Marín në San Juan të Porto Rikos.
Pas incidentit, të gjitha pistat e aeroportit janë mbyllur përkohësisht, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
NEW: An Amazon Prime Air Boeing 767 cargo jet overran the runway at Miami International Airport and caught fire.
— Clash Report (@clashreport) September 6, 2026
Heavy black smoke visible from across the city.
The FAA issued a ground stop. pic.twitter.com/RNL2db0GRI









Komente
Komento