KOMBET E BASHKUARA (SHBA), 12 mars /ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kërkoi sot para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara masa vendimtare për ti dhënë fund luftës që po shkatërron Sirinë që prej katër vitesh.
"Populli sirian po ndjehet gjithmonë e më shumë i braktisur nga bota në një kohë që ka hyrë në vitin e pestë të një lufte që ka shkatërruar vendin", deklaroi Ban, sipas një komunikate.
"Vuajtjet vazhdojnë në sytë e komunitetit ndërkombëtar, që mbetet i ndarë dhe i paaftë të marrë masa kolektive për të ndalur vrasjet dhe shkatërrimin", theksoi ai.
"I kërkoj Këshillit të Sigurimi të marra masa vendimtare për të zgjidhur krizën dhe përcaktojë rrugën që do të ndjekë", shtoi ai. /
/ec/