SHBA, bie mbështetja e publikut për dënimin me vdekje

SHBA, bie mbështetja e publikut për dënimin me vdekje

Një dhomë ekzekutimi në Misuri

Një numër më i madh amerikanësh besojnë tashmë se dënimi me vdekje, për të cilin mbështetja ndër vite ka rënë, po ushtrohet në mënyrë të padrejtë. Në këtë konkluzion arrin një raport i ri që konstatoi se dënimi maksimal po refuzohet gjithnjë e më shumë në Shtetet e Bashkuara.

Por ekspertët thonë se nuk është e qartë nëse zbehja e mbështetjes nga publiku dhe rënia e numrit të ekzekutimeve dhe dënimeve me vdekje do të rezultojë rrjedhimisht në heqjen e këtij dënimi në Shtetet e Bashkuara.

“Ka disa studiues që janë optimistë se dënimi me vdekje do të hiqet krejtësisht së shpejti”, tha Eric Berger, profesor i juridikut në Universitetin e Nebraskas-Lincoln. “Mendoj se ka më shumë gjasa të vazhdojë të humbasë terren. Por mendoj se ka më pak gjasa që të zhduket krejtësisht në të ardhmen e afërt”.

Në vitin 2023, pati 24 ekzekutime në Shtetet e Bashkuara; më i fundit u bë të enjten në Oklahoma. Gjithashtu, 21 persona u dënuan me vdekje gjatë vitit 2023. Ky është viti i nëntë me radhë kur më pak se 30 persona janë ekzekutuar dhe më pak se 50 persona morën dënime me vdekje, thuhet në raportin e Qendrës së Informimit për Dënimin me Vdekje, me seli në kryeqytetin Uashington.

Vetëm pesë shtete bënë ekzekutime këtë vit: Teksasi, Florida, Misuri, Oklahoma dhe Alabama. Ky është numri më i ulët në njëzet vite.

Megjithatë, në disa shtete dënimi me vdekje vazhdon të jetë i rrënjosur thellë. Më herët këtë vit, Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis nënshkroi dy ligje të reja për dënimin me vdekje. Njëri ligj mundëson dënimin me vdekje për rastet e përdhunimit të fëmijëve, megjithëse ekziston një vendim i Gjykatë së Lartë të Shteteve të Bashkuara që ndalon dënimin maksimal për raste të tilla. Ligji tjetër anulon kriterin që të ketë një vendim unanim nga juria për të dhënë dënimin me vdekje.

Disa shtete kanë vështirësi në gjetjen e kimikateve që përdoren për ekzekutimet dhe disa po eksplorojnë për mënyra të reja dhe të paprovuara ekzekutimi, ose po rikthejnë metodat e vjetra.

Alabama ka caktuar një datë në janar për ekzekutimin e parë në Shtetet e Bashkuara me gaz hidrogjeni. Në korrik, Ajdaho u bë shteti i pestë që autorizoi ekzekutimet me togë pushkatimi. Hera e fundit që një i dënuar u ekzekutua me pushkatim në Shtetet e Bashkuara ka qenë në vitin 2010.

Sipas raportit, shumica e shteteve amerikane, 29 prej tyre, kanë hequr tashmë dënimin me vdekje ose i kanë pezulluar ekzekutimet./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Paralajmëroi dorëheqjen, mijëra protestues në Madrid i kërkojnë Sanchez të qëndrojë në detyrë

Paralajmëroi dorëheqjen, mijëra protestues në Madrid i kërkojnë Sanchez të qëndrojë në detyrë