TIRANE - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë e ka quajtur shkelje të vlerave demokratike protesën e sotme të opozitës. Përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë për mediat, ambasada e cila drejtohet nga kryediplomati Donald Lu thotë se dënon dhunën që demonstruesit e thirrur nga Partia Demokratike përdorën gjatë protestës, duke qëlluar me sende të forta ndaj kryeministrisë e duke dëmtuar pronën publike. Në përfundim, ambasada i bën thirrje PD-së që të marrë të gjitha masat në mënyrë që protesta të tilla të dhunshme të mos përsëriten më.
Njoftimi i ambasadës amerikane
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë. E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme. Sidoqoftë, akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike. I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com