SHBA-ja dërgon disa mijëra ushtarë shtesë në Lindjen e Mesme

SHBA-ja dërgon disa mijëra ushtarë shtesë në Lindjen e Mesme

Foto ilustruese

UASHINGTON - Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë “disa mijëra” ushtarë shtesë në Lindjen e Mesme për të shtuar sigurinë dhe për t’u përgatitur për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme, njoftoi Pentagoni të hënën.

Forcat shtesë do të përbëhen nga pjesëtarë të disa njësiteve të aeroplanëve luftarakë, tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

Ky vendim vjen pas sulmeve të fundit në Liban dhe vrasjes së drejtuesit të Hezbollahut Hassan Nasrallah, një përshkallëzim i rëndësishëm i luftës në Lindjen e Mesme, kësaj radhe ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Trupat shtesë do të përfshijnë pjesëtarë nga njësitet e aeroplanëve luftarakë F-15E Strike Eagle, F-16, A-10 dhe F-22 dhe ekipet shoqërues’i për të mbështetur ata. Aeroplanët luftarakë pritej të zëvendësonin njësitet që tashmë janë të vendosura në Lindje të Mesme. Por tani ato që janë atje dhe njësitet e reja do të qëndrojnë së bashku për të dyfishuar fuqinë luftarake ajrore në këtë rajon.

Të dielën, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjithashtu njoftoi se do të zgjasë përkohësisht qëndrimin e aeroplanmbajtëses amerikane “USS Abraham Lincoln” dhe njësiteve shoqëruese në rajon.

Aeroplanët nuk janë atje për të ndihmuar me evaukimet e mundshme, tha zëdhënësja Singh, por “janë atje për të mbrojtur forcat amerikane”./VOA

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD