SHBA do të godasë paktin Berisha-Rama, e zbuloi Rudina Hajdari

SHBA do të godasë paktin Berisha-Rama, e zbuloi Rudina Hajdari

Rudina Hajdari

Fjalimi i Rudina Hajdarit në Parlament, pritet të jetë edhe mendimi i Zëvendës/ ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan që do të vijë në Tiranë në datë 9 prill.

l.Duhet të thuhet qartë nga politika amerikane që grupi i Sali Berishës nuk ka më punë me Parlamentin dhe pengesa që i bën Rama reformës në drejtësi, po ashtu, duhet denoncuar hapur përpara shqiptarëve.

Rama bërtet kot, se e di që pa Berishën është një i humbur. Por sigurisht që këtë e di tani edhe politika amerikane. U pa në Parlament që këtë e di ndërkohë dhe e njeh shumë mirë si fenomen edhe deputetja Rudina Hajdari. Ajo e tha hapur në fjalimin e saj, kur u shpreh se: "sistemi elektoral Berisha-Rama është marrëveshja antidemokratike e uzurpimit me radhe të pushtetit nga Berisha dhe Rama".

Kjo është në fakt marrëveshja që pritet të godasë edhe zyrtari i lartë amerikan në datën 9 prill. A do të ndodhë? Të shohim.

Sigurisht gjithçka do të trajtohet së pari në gjuhë diplomatike të cilën Rama është mirë ta kuptojë.

ll.Në një kohë që Berisha është vetëasgjesuar politikisht, çdo të bëjë Rama?

Nuk ka rrugë tjetër: ose do të nënshtrohet drejt reformës, ose do të luftohet politikisht me fakte konkrete nga Uashingtoni.

Kjo është rruga e politikës amerikane në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dyshja Rama-Berisha nuk është me shqiptarët dhe nuk punon për ta, por për korrupsionin e tyre vetjak që ka ardhur si pasojë e uzurpimit të pushtetit.

Gjithsesi, asgjë nuk do të bëjnë dot. Reforma shqiptare dhe uniteti gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor është tanimë një proces i pandalshëm dhe triumfues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pjerdh: 04/04/2019 17:56

    fol kot ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia penale/ EMRAT e të dënuarve që u liruan nga burgu i Vlorës

Amnistia penale/ EMRAT e të dënuarve që u liruan nga burgu i Vlorës