E Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones thotë se reforma në drejtësi është duke ecur para në Shqipëri me raste konkrete dhe të prekshme të ndjekjeve penale.

"Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha institucionet e reja të Shqipërisë, të tillë si Këshillat (e drejtësisë) dhe SPAK-u, si edhe institucionet ekzistuese që janë të gatshme të luftojnë kundër korrupsionit ose krimit të organizuar. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet”, - tha e ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones.

Duke folur për policinë shqiptare, përfaqësuesja e ambasadës amerikane u shpreh se SHBA do të ndihmojë në modernizimin e mëtejshëm të uniformave blu.

"E vlerësoj mundësinë për të shënuar këtë piketë të rëndësishme në modernizimin e Policisë së Shtetit Shqiptar. Jam krenare që festoj suksesin e vazhdueshëm të partneritetit të ngushtë midis Policisë së Shtetit dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara nëpërmjet ICITAP-it. Në përfundim, jam mirënjohëse për udhëheqjen e Ministrit të Brendshëm Lleshaj dhe të Policisë së Shtetit. Ne e vlerësojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për përdorimin efektiv të këtij mjeti, menaxhimi policor i çështjes. Kapaciteti që ai do t’ju japë ju në reformën kritike të policisë dhe sistemit të drejtësisë si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë me rëndësi qendrore për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë", tha e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones në Inaugurimin e Sistemit për Menaxhimin e Çështjeve të Policisë Shqiptare të Shtetit.