UASHINGTON, 2 korrik /ATSH-AFP/ - Greqia do të ketë nevojë për një ndihmë prej 36 miliardë eurosh nga evropianët në tre vitet e ardhshme nëse ajo miraton planin e kreditorëve në referendumin e së dielës, theksoi FMN në një raport të publikuar sot.
Nevojat për financimin global të vendit janë rënduar nga ndryshimet e mëdha politike në Athinë dhe janë vlerësuar në total në 50 miliardë euro deri në vitin 2018, në sfondin e rritjes së rishikuar në rënie drastike nga 2,5 për qind në zero për qind, nënvizoi Fondi Monetar Ndërkombëtar./
/ec/