Një foto e vjetër e vitit 1928 është zbuluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në foto tregohen pamje të ekzekutimit të një gangsteri dhe kontrabandisti të pijeve alkoolike, Charlie Birger. Ai u var në 19 Prill në sheshin kryesor të qytetit Benton.

Ditën e ekzekutimit të tij, Birger u shfaq me një buzëqeshje në fytyrë përpara turmës që ishte mbledhur për të parë skenën.

“Kjo është një botë e bukur”, ishin fjalët e fundit të tij përpara ekzekutimit.
gangsteri ekzekutim
Charlie Birger u dënua me vdekje, sepse kishte urdhëruar vrasjen e Kryetarit të Bashkisë së Ilinoisit.
Rreth 85 vjet pas vdekjes së tij, një familje gjeti trekëndëshin ku ishte varur gangsteri Birger në një hangar 85 milje larg qytetit Benton.

Ata kontaktuan me muzeun “Franklin County” Benton dhe i dorëzuan trekëndëshin e ekzekutimit. Gjithashtu, në këtë muze ndodhen dhe armët dhe plumbat e Charlie Birger.

Sipas muzeut, Birger ndihmonte fëmijët në nevojë dhe ndante pasurinë me fqinjët e tij. Ai gjithashtu ishte i njohur edhe për veprimtaritë e paligjshme të biznesit të pijeve alkoolike.

(v.gj/shqiptarja.com)