Kryetari i Bashkisë së “Bell Garden’ në Kaliforni, një periferi e vogël e Los Angelos, është qëlluar për vdekje nga gruaja e tij gjatë një grindje mes tyre. 45-vjeçari Daniel Crespo po debatonte lidhur me një mosmarrëveshje me të birin 19-vjeçar, ndërsa konflikti u përshkallëzua me përleshje fizike mes tyre.
 
Në këtë moment, ka ndërhyrë bashkëshortja e Crespos e cila ka marrë armën duke e qëlluar disa herë për vdekje. Crespo u transportua më pas në spital ku edhe u shpall edhe i vdekur.
 
Zyra e policisë së Los Angelos tha se bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë është arrestuar menjëherë duke mos dhënë asnjë motiv të qartë për konfliktin që i kushtoi jetën kryebashkiakut Crespo.
 
Ky i fundit është martuar me Levette, të dashurën e tij që në shkollë të mesme, në vitin 1986 dhe nga martesa e tyre kishin një vazjë, e djalë. Crespo është zgjedhur në vitin 2001 kryetar i Bashkisë së Bell Garden, një komunë rreth 10 milje në juglindje të Los Angelos, me një popullsi prej 43 mijë banorësh.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)