SHBA - Harqet dhe shigjetat mund të mos jenë objektet më modernë për qytetarët e Nju Jorkut por harkëtarët e rinj por përdorin këtë sport si një formë e re argëtimi.

Pavarësisht se i pa praktikuar sporti i harkëtimin është shumë i njohur nga filma të ndryshëm që janë bërë ndër vite, me heronj si Robin Hood apo dhe femra si Ygritte dhe Katnis Everdeens pjesë e filmave më të famshëm më harqe.

Krijuesi i këtij vendi për të ushtruar sportin e  harkëtimit në Brooklyn shprehet se sado qesharake mund të duket, janë filma si "Hunger Games" apo "Game of Thrones" ata që kanë sjellë njerëz në ambientet ku kryhet ky aktivitet.

Ai shtoi gjithashtu se ky është një sport që praktikohet më tepër nga femrat sesa nga meshkujt dhe janë ato që kanë më tepër shenjë në goditjen në qendër të tabelës.

Përveç argëtimit ky sport është një ndihmës i madh në krijimin e konfidencës dhe në qetësim. Menaxheri i aktivitetit shpjegon se gjithçka lidhet me qetësinë dhe fokusin e brendshëm; vetëm kaq mjafton për të qenë i sukseshëm në këtë lojë. Ai tregon gjithashtu se çdo kush mund ta praktikojë këtë sport për shkak se ata kanë pajisje që u përshtaten të gjitha formave dhe masave trupore.

Përveç të rriturve ky sport frekuentohet mjaft dhe nga fëmijët të cilët tregojnë se janë ndikuar nga lojërat elektronike apo një ndër filmat më të fundit të Disney si Brave, të cilët kanë në fokus personazhe që dinë të gjuajtën me hark. 12 vjeçarja shprehet se ndihet shumë mirë kur praktikon gjuajtjen me hark dhe se i pëlqen shumë ky sport pasi për fat nuk i duhet të konkurojë me askënd pasi mund ta provojë sa herë të dojë.

Qendra ende nuk ka bërë hapjen zyrtare megjithatë me ritmet e deritanishme të frekuentimit, duket se ka shumë aspirues që kërkojnë të jenë Robin Hood-ët e të ardhmes.

Redaksia Online
(Suda. B/shqiptarja.com)