Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të zyrtarëve amerikanë për Groenlandën, duke thënë se nuk i shërben stabilitetit në botë.

Duke folur në një konferencë për mediat në Egjipt me ministrin e Jashtë të vendit Badr Ahmed Mohamed Abdelatty, Kajas i quajti deklaratet thellësisht shqetësuese.

Kajas shtoi se BE-ja ka pasur një diskutim të brendshëm se si mund t’i përgjigjet çdo lëvizjeje nga SHBA-të për të kontrolluar territorin.

"Mesazhet që dëgjojmë në lidhje me Groenlandën janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe kemi pasur diskutime edhe midis evropianëve. Nëse ky është një kërcënim i vërtetë dhe nëse është, cili do të ishte reagimi ynë? Meqenëse Danimarka ka qenë një aleat i mirë për Shtetet e Bashkuara, këto deklarata nuk po ndihmojnë vërtet stabilitetin e botës. Do të thoja se e drejta ndërkombëtare është shumë e qartë. Ne duhet t'i përmbahemi asaj. Është e qartë se është e vetmja gjë që mbron vendet e vogla, dhe për këtë arsye është në interesin e të gjithëve ne, dhe e diskutuam edhe këtë sot, që të mbështesim të drejtën ndërkombëtare në të gjitha nivelet", theksoi ajo.