"Si përfundim, do të duhet të negociojmë. Ne kemi qenë gjithmonë për negociata në kuadër të procesit për paqe të Gjenevë I", deklaroi Kerry në një interivistë të publikuar në stacionin televiziv CBS duke shtuar se Uashingtoni po punon shumë për rifillimin e përpjekjeve që parashikojnë një tranzicion politik të negociuar për Sirinë.
"Lufta në Siri ka shkaktuar më shumë se 215 000 të vdekur që prej fillimit të revoltës kundër regjimit të Bashar al-Assad më 15 mars 2011", njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH)./atsh/