UASHINGTON, 19 mars /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit në ikje, Benjamin Netanyahu, i cili fitoi zgjedhjet legjislative, kërkoi sot që palestinezët të angazhohen në negociata për paqe "të sinqerta" me Izraelin dhe të braktisin paktin e tyre me lëvizjen islamike të Hamasit.
"Ne kemi nevojë për njohjen e një shteti hebre dhe një siguri të vërtetë me qëllim që një zgjidhje me dy shtete të jetë realiste", shtoi ai në një intervistë për NBC, e para e dhënë për një media amerikane që prej fitores në zgjedhjet legjislative.
Netanyahu u shpreh krenar të ishte kryeministër i të gjithë izraelitëve, hebre apo arab./
/ec/