KOMBET E BASHKUARA (SHBA), 29 shtator /ATSH-AFP/ - Një Iran me armë bërthamore do të përbënte një kërcënim të rëndë për të gjithë ne", u shpreh sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në OKB.
"Të mundësh grupin e Shtetit Islamik dhe t'i lejosh Iranit kapacitetin të ketë bombë bërthamore do ishte si të fitosh një betejë dhe të humbësh luftën", shtoi ai.
"Kapacitetet bërthamore të Iranit duhet të shkatërrohen plotësisht", konfirmoi ai duke e cilësuar Republikën Islamike, regjimin më të rrezikshëm në botë.
"Tashmë imagjinoni rrezikun që do të përbënte Irani nëse do të ketë armë bërthamore", shtoi ai. "Zonja dhe zotërinj, do të lejonit ju Shtetin Islamik të pasuronte uranium, të ndërtonte një reaktor bërthamor ose të ndërtonte një raketë balistike ndërkontinentale? Sigurisht që jo", theksoi Netanyahu.
Ai iu referua diskutimeve të fundit mes Iranit dhe grupit 5+1 (SHBA, Britani e Madhe, Francë, Rusi, Kinë dhe Gjermani) që përfunduan të shtunën në Nju Jork pa progrese të dukshme./ /e.c/ a.jor.
/Shqiptarja.com