LOS ANGELES - Një amerikan, që ishte përpjekur të konvertonte drejt Islamit shumë nga kolegët e tij të punës, i preu kokën njërit prej tyre me thikë pasi mësoi se e kishin pushuar, njoftoi sot policia.
Tragjedia u zhvillua dje në një kompani ushqimore në Oklahoma, në qendër të SHBA-së, ku punonte i dyshuari, i identifikuar si Alton Nolen, i moshës 30 vjeçare.
"Pasi mësoi se ishte pushuar nga puna, Nolen shkoi drejt parkimit, i dha makinës së tij deri në të hyrë të kompanisë. Më pas nga hyrja kryesore u drejtua tek recepsioni", shpjegon zëdhënësi i policisë të qytetit Moore, Jeremy Lewis.
"Nolen iu hodh koleges së tij, Colleen Hufford, dhe e vrau me një thikë. Gjatë këtij sulmi, Nolen preu kokën e viktimës", shtoi zëdhënësi i policisë.
Më pas i dyshuari sulmoi edhe një koleg tjetër, para se të bllokohej nga drejtori ekzekutiv i kompanisë. Viktima e dytë dhe i dyshuari u dërguan në spital dhe janë në një gjendje stabël./ATSH/