Walter Scott, 50 vjeç, është ndaluar të shtunën në qytetin North Charleston nga një polic, gjatë një kontrolli rutinë në rrugë, ku u konstatua se njëra nga dritat e makinën nuk funksiononte.
Kjo ngjarje e filmuar nga një kalimtar ka ndodhur në një kohë kur në SHBA janë shtuar konfliktet racore.
Sipas një njoftimi të policisë, polici Michael Slager, 33 vjeç, i cili rrezikon dënimin me vdekje ose 30 vite burg, është transferuar dje në burgun e kontesë së North Charlestonit.
Babai i Scottit, i cili gjithashtu quhet Walter, tha sot se është i shkatërruar nga vdekja e të birit.
"Mënyra sesi i ka qëlluar mund të thuhet se polici ka gjuajtur si mbi një derr të egër dhe nuk kuptoj nëse e ka bërë nga racizmi apo nga ndonjë problem mendor", tha ai për rrjetin informativ amerikan, NBC.
