UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama urdhëroi sot vendosjen e sanksioneve kundër disa zyrtarëve venezuelianë, aktualë ose ish, akuzuar për shkelje të të Drejtave të Njeriut.
"Ne jemi shumë të shqetësuar për përpjekjet e qeverisë venezueliane, e cila parashikon të rrisin kërcënimet ndaj opozitarëve politikë", theksoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë duke njoftuar këto masa.
Dekreti i nënshkruar sot nga Obama zbaton dhe riforcon një ligj të votuar në fund të vitit 2014 duke parashikuar sanksione, ngrirje të të ardhurave dhe ndalim të vizave kundër zyrtarëve venezuelianë të përfshirë në shtypjen e dhunshme të manifestimeve kundër presidentit, Nicolas Maduro në muajt shkurt-maj 2014.
"Shtatë zyrtarë venezuelianë, mes të cilëve drejtori i policisë kombëtare dhe drejtori i përgjithshë, i shërbimeve sekrete, janë prekur nga këto sanksione", theksoi ekzekutivi amerikan./ATSH/
/Shqiptarja.com