Dhoma e Kongresit Amerikan, e kontrolluar nga republikanët, ka miratuar një rezolutë për nisjen e veprimeve ligjore ndaj presidentit Barack Obama, i akuzuar për tejkalim kompetencash, pas miratimit të reformës shëndetësore.
“Obama i ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe Dhoma e Përfaqësuesve ka përgjegjësinë për të "mbrojtur Kushtetutën”, thuhet shprehimisht në rezolutën e miratuar.
Ndërsa vetë Obama e shikon këtë çështje si marifetin e radhës politik nga ana e republikanëve. “Në vend që të ngrini padi kundër meje, se unë bëj punën time, dëshiroj që kongresi të kryejë punën e tij, dhe ta përmirësojë pak jetën e amerikanëve, të cilët i kanë zgjedhur”, ka reaguar Obama.
Republikanët e akuzojnë prej kohësh Obamën se qeveris në stilin e një monarku përmes dekretesh duke e anashkaluar Kongresin me lëshimet e urdhrave ekzekutivë. Përmendet edhe vendimi i tij i njëanshëm për depërtimin e disa të rinjve klandestinë si dhe shkëmbimin e të burgosurve që çoi në lirimin e ushtarit amerikan i cilin mbahej peng nga talebanët.
Rezoluta e miratuar është e para herë kur ndërmerret një aksion ligjor kundër një kryetari të Shtëpisë së Bardhë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com