Autoritetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thonë se militantët e Shtetit Islamik po dëmtohen rëndë nga sulmet ajrore të ndërmarra në Siri nga koalicioni ndërkombëtar i krijuar për shkatërrimin e tyre.
Megjithatë ata shprehen se ka ende nevojë për forca të tjera ushtarake, që të mund t’i shkatërrojnë plotësisht ata. Gen Martin Dempsey, shefi ushtarak i koalicionit, pretendon se nevojitet një zgjidhje politike dhe bashkëpunim në terren nga të gjitha forcat pjesmarrëse me mbi 15 mijë trupa si në Irak ashtu dhe në Siri.
Bashkë me forcat ushtarake ajrore Amerikane janë bashkuar dhe ato Franceze të cilat së bashku me Belgjikën, Hollandën dhe Danimarkën po ndërmarrin sulme kundër pikave strategjike që kontrollojnë militantët e ISIS në Irak dhe Siri. Ndërsa fliste në Pentagon, Gen Dempsey, tha se sulmet e kësaj jave kanë dëmtuar shumë komandën e ISIS, kontrollin dhe kapacitetin e tyre veprues.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shefi i anti-terrorit jep alarmin: "ISIS do bëjë sulme në Evropë"