Lojërat Olimpike kanë zhvilluar 12-të ditë gara, aty ku SHBA dominon me 94 medalje në total, duke lënë pas Kinën me 65 të tilla. Edhe sa i takon medaljeve të arta, SHBA është në krye.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e parë, pasi dje fituan tre medalje të artë, ndërsa në total kanë shkuar në 94; nga të cilat 27 të arta, 35 të argjendta dhe 32 të bronzta.
Kina mbetet në vendin e dytë, duke pasur në total 65 të tilla; 25 të arta, 23 të argjendta dhe 17 të bronzta. Top treshen e mbyll Australia, që ka në total 41 medalje; 18 të arta, 12 të argjendta dhe 11 të bronzta.
Më poshtë lista e plotë me medaljet e fituara në Lojërat Olimpike.