I dërguari i SHBA për Ballkanin, Escobar: PD, në gjendje të trishtë! Shqiptarët ta refuzojnë Berishën, rikthen kohën kur Shqipëria shihej si më e korruptuara në rajon

Në Departamentin Amerikan të Shtetit çështja e ndarjes nga e kaluara në rajonin e Ballkanit, duke pasur si shembull gjithmonë Sali Berishën është një prioritet. I dërguari special për Ballkanin nga DASH, Gabriel Escobar, edhe në një intervistë për mediat greke e ka quajtur “të trishtë” situatën në të cilën është përfshirë së fundmi Partia Demokratike.

Teksa ka folur për ‘To Vvima’, Escobar, tha se PD-ja, por edhe populli shqiptar duhet të refuzojnë të shkuarën (referuar Berishës), në mënyrë që të mos rikthehen “ditët e këqija”.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD-në.  Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që ndodh me PD-në aktualisht. Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, ka thënë Escobar.

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit thekson se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në BE.

" Ata janë tashmë evropianë kulturalisht, historikisht dhe gjithnjë e më shumë ekonomikisht. Çdo vend që i bashkohet BE-së po bëhet më demokratik, më i qëndrueshëm dhe më i begatë ," tha ai, duke shtuar se politika e SHBA për këtë çështje mbetet e njëjtë. " Kjo tregon se ideja evropiane është e gjallë në rajon ."

Escobar ka përshëndetur edhe rolin e Athinës në rajon.

“ Greqia ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur dhe ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë rajonin ”, thotë ai, duke e cilësuar si pozitiv bashkëpunimin greko-amerikan.

“ Ajo që karakterizon tani Ballkanin Perëndimor është rritja mbresëlënëse ekonomike. Është pjesa me rritjen më të shpejtë të BE-së. Dhe në këtë kontekst, qeveria greke ka nisur nisma ekonomike që do të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor të bëhet një qendër energjetike, teknologjike, detare dhe transporti. E gjithë kjo me synimin për ta lidhur Greqinë më afër Europës dhe për ta bërë atë një lojtar shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendeve të rajonit ”, thekson ai.

Shqetësimi i madh amerikan për Ballkanin Perëndimor bazohet në ndikimin e vendeve të treta.

“Jam shumë i shqetësuar për ndikimet dashakeqe ruse dhe kineze. Unë nuk e përfshij Turqinë në këtë kategori.  Turqia është një anëtare e NATO-s, ajo ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu ka punuar shumë për të sjellë investime në rajon ," tha ai.

Sipas tij qëllimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor  është të destabilizojë qeveritë në mënyrë që t'i largojë më tej ato nga Evropa.

Kujtojmë se disa ditë më parë Escobar u shpreh se në Departamentin e Shtetit në SHBA janë të tronditur për 'sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim nga ana e Sali Berishës dhe deputetëve që e mbështesin atë. Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, reagoi ashpër duke thënë se Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Biden. 

Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA  Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. 

Berisha i vuri qëllim vetes që të rrezonte Bashën dhe të merrte drejtimin e Partisë Demokratike, duke i bërë karshillëk SHBA, që e kanë shprehur qarte se kjo do të ishte fundi i PD. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 15/04/2022 09:49

    KTHMI I BERISHES, ESHTE RIKTHIMI I KRIMIT,VRASJEVE DHE KORRUPSIONIT.THJESHTE RIKTHIMI I BERISHES ESHTE RIKTHIM NE KAOSIN E PARA MBI NJE DEKADE TE SHQIPTAREVE DHE SHQIPERISE.

    Përgjigju
  • BENI: 15/04/2022 01:44

    I LUTEMI ESKOBARIT DHE USA QE TE MARRE SALIUN E TA INTERNOI NE GUANTANAMO,,PERJETSISHT,,,SEPSE KA BERE KRIME TE PASHEMBULLTA MBI POPULLIN SHQIPTAR...MALOK I NDYRE....

    Përgjigju
  • GOLI: 14/04/2022 20:10

    IK ORE,E BEMA E JOTE ESHTE I ÇIK ME PAK E I ÇIK ME SHUMÈ SI QEN ME GJENEZE TE VYSHKUR, Ç'DREQIN PERPIQESH PER TE SHITUR PIRDHA....SALA ESHTE GJENEZE E BEKUAR SHQIPETARE,BURRE SHTETI ME IDENTITET DHE ME MORAL SOVRANI.

    Përgjigju
  • Kapitull i Mbyllur: 14/04/2022 14:30

    Tani si duket Shqiperia? Nuk esht me aq e korruptuar ? Tani esht ne skamje, se ky Saliu nuk vodhi vec per vete lejoi dhe njerezit te vidhinin per vete, se ky nuk kishte mundesi ti punesonte me rroge qe te mbulonin jetesen. Ndersa ndyresira sot, te vjedh, te vret naten dhe te vjen te qan diten. Maskarenj Tradhetare te dy palet!!!

    Përgjigju
    • Zenuni: 14/04/2022 21:31

      Arqillo ti do kohen e Saliut ku te gjithe vidhnin,vrisnin, digjnin, plackisnin, rrembe prona, beje analfabetet me 6 muaj kurs gjyqetare,mos deno asnje qe ka teseren e pd,cdo gje mbrapsh,,ju kjo u duket demokraci, mbaje fort tani nongraten cdogje morì fund shpetoi shqiperia..

    • arqile: 14/04/2022 20:24

      Eskobrama e dime cfare ka bere amerika ju keni halli e rames bashes sepse jane pjelle te sorosit ju doni te kthehemi ne kohen e dulles .

  • erg8n: 14/04/2022 14:16

    xhepat e shqiptarve ishin tumllas mor toç ne kohen e berishes, po ik andej nga ke ardh e mos na ha shum mut.

    Përgjigju
    • Gjergj: 14/04/2022 14:58

      Tumllas me ça? Me karikatorèt e kallashève tè depove tè armatimit tè ushtrisè qè nuk egzistonte mè? Apo me dipllomat e KRISTAL, qè i bèri karrocierèt e komunales, doktorrè shkencash? @erg8n.Kur tè bèhet deti kos dhe Saliu tè jetè edhe njèherè dikush, ti, i ke dipllomat gati. Do na nderosh si profesor tubacionesh tè ujrave tè zeza. Na mytèn koqet e kanarit nè kètè ven.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg