Qeveria irakiane dhe aleati amerikan shfaqën sot vendosmërinë e tyre për t'i rimarrë grupit të Shtetit Islamik qytetin kyç të Ramadid, humbja e të cilit përbën një dështim të madh në luftën e tyre antixhihadiste.
"Marrja e qytetit irakian të Ramadit nga grupi i Shtetit Islamik përbën një "dështim" nga forcat irakiane me mbështetjen e koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja", deklaroi sot një zëdhënës i Pentagonit.
"Ne kemi thënë gjithmonë se do të ketë avancime dhe regres (...) Do të ketë fitore dhe dështime. Ky është një dështim", theksoi koloneli Steven Warren, zëdhënës i Pentagonit.
"Ne do ta rimarrim Ramadin", nënvizoi ai.
"Ne do ta rimarrim qytetin në të njëjtën mënyrë si po marrin pjesët e tjera të Irakut, me kombinimin e forcave irakiane në terren dhe sulmet ajrore të koalicionit", theksoi ai./
/atsh/
/Shqiptarja.com