Një helikopter amerikan ushtarak është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor në Florida dhe të dhënat e para flasin për rreth 11 të zhdukur; mes tyre 7 marinsa dhe 4 ushtarë.

Sipas zyrtarëve të bazës ajrore të Eglin, incidenti ka ndodhur të martën në mbrëmje dhe skuadrat e shpëtimit kanë gjetur pjesët e mbetura të helikopterit gjatë orëve të vona të natës.


Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)