SHBA/ Senati konfirmon John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

SHBA/ Senati konfirmon John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Drejtori i ri i CIA-s, John Ratcliffe

SHBA - Ligjvënësit amerikanë konfirmuan të enjten një anëtar kyç të ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump, me një votim 74-25 që John Ratcliffe të drejtor i Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA.

Zoti Ratcliffe i cili shërbeu si Drejtor i Zbulimit Kombëtar gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, bëri betimin rreth dy orë më vonë përpara Nën Presidentit JD Vance.

Nën Presidenti Vance e cilësoi zotin Ratcliffe një "patriot të madh" dhe tha se ka besimin e Presidentit.

Votimi erdhi tre ditë pasi zoti Trump bëri betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara dhe tre ditë pas një kërkese nga republikanët dhe demokratët më të lartë në Komitetin e Inteligjencës së Senatit për një votim të shpejtë mbi emërimin e zotit Ratcliffe për të udhëhequr CIA-n.

"Bota jonë është shumë e rrezikshme që të ketë vonesa nga Senati për konfirmin e drejtorit të CIA-s", thanë senatorët Tom Cotton dhe Mark Warner në një deklaratë të hënën.

Zoti Ratcliffe ëshët drejtori i parë i Agjencisë Qendrore të Zbulimit që ka drejtuar më parë Zbulimin Kombëtar./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Lakers leksion kampionëve të Celtics, Jokic fenomenal te Denver! Fitojnë Bucks e Warriors

NBA/ Lakers leksion kampionëve të Celtics, Jokic fenomenal te Denver! Fitojnë Bucks e Warriors