SHBA - Duke parë shkëmbinjtë e `Ringing Rocks County Park, në Pensilvani, duket sikur gjendesh në mes të një spektakli të vërtetë muzikor. Shkëmbinjtë e këtij parku natyror, nuk janë fare të zakonshëm dhe janë shumë ndryshe nga të gjithë shkëmbinjtë në të gjithë botën.
Nëse do të godasim mbi këta shkëmbinj, do të dëgjojmë një tingull vërtetë metalik. Dhe nëse do e dëgjonim këtë tingull me sy mbyllur, do të na dukej sikur dëgjojmë objekte metalike bosh, por në të vërtetë nuk është ashtu.
Natyra e këtyre shkëmbinjve të çuditshëm, ka habitur shumë shkencëtarët për vite me rradhë. Edhe në ditët e sotme janë hedhur hipoteza, por nuk dihet ende se përse këta shkëmbinj prodhojnë këtë tingull jo të zakonshëm.
Sipas studimeve të bëra, mendohet se nuk është një shkëmb i vetëm që tingëllon, por të gjithë shkëmbinjtë që ndodhen aty pranë. Sipas ekspertëve, shkëmbi që goditet, mund të prodhojë vibracione me një frekuencë të ulët, që çon në rezonancë tek të gjithë shkëmbinjtë pranë.
Por, arsyeja se pse ndodh një fakt i tillë nuk është gjetur ende dhe gjithashtu mbetet një mister se përse këta shkëmbinj gjenden në atë zonë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO