SHBA - Një ngjarje e çuditshme në rrugët e Minnesota-s ku një gjel deti sulmoi një shofer të UPS, kompani e shpërndarjes të mallrave në të gjithë botën.
Burri u mundua disa herë t’a trembë gjelin e detit duke i tundur para sqepit xhaketën e tij. Video është filmuar nga punonjësit e një spitali të cilët nuk mbanin do të qeshurat.
Shoferi i UPS, pasi u rrotullua rreth një furgoni FedEx, u fut me vrap në fugonin e kompanisë së tij për t’i shpëtuar gjelit të tërbuar.
Ishte pikërisht shoferi i FedEx ai i cili doli nga furgoni i tij për të larguar gjelin e detit. Departamenti i burimeve naturore të Minnesota-s tha se gjelat e detit mund të jenë një kërcënim për njerëzit dhe këshilloi se kushdo që sulmohet nga një i tillë, duhet të veprojë si shoferi i UPS.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com