/ATSH-AFP/ - Shtëpia e Bardhë dënoi ashpër atentatet e kryera kundër xhamive në Jemen që shkaktuan 142 të vdekur duke nënvizuar se po studionte përgjegjësinë e marrë nga ISIS-i të këtyre akteve.
"Ne dënojmë ashpër këto atentate", deklaroi Josh Earnest, zëdhënës i ekzekutivit amerikan disa orë pas këtyre sulmeve kamikaze, të parat të marra përsipër nga Shteti Islamik në Jemen.
"Shprehim keqardhje për brutalitetin e terroristëve që kanë kryer këto sulme kundër qytetarëve jemenitë që po faleshin paqësisht", shtoi ai.
/Shqiptarja.com