/ATSH-AFP/ - Policia ka qëlluar tre herë ndaj një personi që ka sulmuar me hanxhar dhe një spraj për insektet agjentët e ngarkuar për kontrollin e pasagjerëve në aeroportin e Nju Orlinsit, në juglindje të SHBA-së, njoftuan forcat e sigurisë.
I dyshuari, Richard White, 63 vjeç, ka goditur një prej agjentëve me një hanxhar duke e plagosur në krahun e djathtë dhe sulmoi edhe dy agjentë të tjerë me spraj për insektet", theksoi për shtypin sherifi, Newell Normand.
Një polic ka qëlluar kundër të dyshuarit, ndërkohë që ai po përpiqej të largohej, duke e prekur në gjoks, fytyrë dhe në këmbë.
Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Agjentët e Agjencisë Kombëtare të sigurisë së transporeteve (TSA) u sulmuan ndërkohë që po kryenin kontrollin e biletave.
Të shtënat me armë kanë përhapur panik mes personave të pranishëm dhe një tjetër person ka mbetur i plagosur në krah nga një plumb.
/Shqiptarja.com